Maroku mori një pikë të vyer në përballjen ndaj Kroacisë që u mbyll pa gola. Nënkampionët e Botës u dukën larg formës së katër viteve më parë duke ofruar një lojë të ngadaltë e pa shumë rrezikshmëri. Manovra e lexueshme e kroatëve i dha mundësi Marokut të mbrohet mirë e madje edhe të rrezikojë me kundërsulme. Të dy skuadrat mbeten me nga një pikë në pritje të sfidës mes Belgjikës dhe Kanadasë debutuese.