Portugalia mposhti Ganën 3-2 në një përballje dramatike. Pas një pjese të parë të vakët, luzitanët marrin epersinë në mesin e pjesës së dytë me penalltinë e shënuar nga Ronaldo. Afrikanët barazojnë me Ajuv, por djemtë e teknikut Santoa rikthejnë avantazhin me Feliks. Leao i ardhur nga stoli trefishon për portugezët dhe kur gjithçka dukej e mbyllut Gana rihap sfidën me golin e Bukari. Minutat e fundit ganezët sulmuan me të gjitha forcat në kërkim të barazimit, po nuk u treguan efikasë në finalizim.
Portugalia merr kryesimin me tre pikë në grupin H, e ndjekur nga Uruguai dhe Koreja e Jugut që ndanë nga një pikë në barazimin pa gola në sfidën mes tyre. Gana mbetet e fundit me zero pikë.