Irani i Karlos Keiroz dominoi në lojë dhe rezultat në përballjen ndaj Uellsit. Iranianët shënuan dy herë në kohën shtesë me Sheshmi dhe Rezain duke vendosur tashmë kandidaturën për kalimin e grupit B ku gjithçka do të luhet në sfidën e tretë atë ndaj SHBA-ve.
Humbja e sotme e sidomos paraqitja e dobët nê fushë, bën që Uellsi i Garet Bejlit me shokë të ketë gjasa minimale për kalimin e grupit.
Në mbrëmje luhet sfida tjetër e këtij grupi mes Anglisë dhe SHBA-së.