Hollanda nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 përballë Ekuadorit që konfirmohet si kundërshtar i vështirë. Tulipanët ashtu si në përballjen ndaj Senegalit u tregua cinike pa mundur të shpalosë identikitin klasik të futbollit ofensiv.
Gakpo Kaloi nê avantazh skuadrën e Luis van Gal por ekuadorianët barazuan me Valencian i cili konfirmohet sërish si lider i skuadrës së tij.
Të dyja ekipet kanë nga katër pikë në grupin A, ndërsa ndjek Senegali me tre. Sfidë jetike pêr kualifikimin ajo mes Senegalit dhe Ekuadorit, ndërsa Hollanda duket më e favorizuar pasi sfidën e fundit e luan ndaj Katarit.