Serbia shënoi tre herë me Pavloviç, Saviç e Mitroviç për të pëmbysur avantazhin e hershëm të Kamerunit me Kastaleto. Kur serbët menduan se futën në kasafortë tre pikët e para, afrikanët shënojnë dhe dy herë të tjera me Abubakar dhe Çupo-Moting duke çuar shifrat në 3-3. Serbët shokohen dhe nuk arrijnë të reagojnë sërish ndërsa kamerunasit mbrojnë barazimin.
Të dy skuadrat tashmë kanë nga një pikë, ndërsa sfida tjetër e këtij grupi është ajo mes Brazilit dhe Zvicrës që aktualisht kryesojnë me nga tre pikë.