Para katër vitesh e eliminonte Koreja e Jugut, sonte largohet nga botërori pas ndeshjes me Kosta Rikën. Gjermania e Hansi Flik mbetet aty ku e la Joakim Lëv: E paaftë të kalojë grupin. 

Katër gola dhe tre pikë ndaj Kosta Rikës nuk mjaftuan për të shmangur eliminimin. Pancerat paguajnë shtrenjtë humbjen ndaj Japonisë dhe barazimin me Spanjën.

Gnabri, Havertz dy herë dhe Fulkrug shënuan për gjermanët ndaj një Kosta Rike që realizoi dy herë me Tojeda dhe autogolin e Neuer. Raste të panumërta të shpërdoruara nga gjermanët dhe një super Keilor Navas që kryen pritje shpëtimtare.

Gjermania shihte nga porta e Kosta Rikës me mendjen në sfidën e Spanjës me Japoninë. Vështirë që gjermanët të kenë besuar se japonezët do e përmbysnin disavantazhin ndaj Spanjës siç bënë ndaj tyre, por ndodhi pikërisht e pabesueshmja. Doan dhe Tanaka pëmbysin golin e Moratës duke çuar Japoninë në qiellin e shtatë. Vendi i parë në grup për aziatikët, ndërsa Spanja kualifikohet si e dyta e grupit E me djemtë e Luis Enrikes të cilët duket se bënë gjithçka për këtë vend të dytë që eviton përballjen me Kroacinë në fazën tjetër

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *