Eliminimi i Gjermanisë që në fazën e grupeve në botërorin e Katarit ka hapur shumë diskutime dhe ngritur shumë pikëpyetje për të ardhmen. Tomas Myler deklaroi se ndeshja me Kosta Rikën ishte e fundit për të në radhët e përfaqësueses. Sulmuesi i kontestuar për paraqitjet e tij i tha televizionit gjerman ARD se ai kishte dhënë gjithçka për vendin e tij. “Kjo ishte ndeshja ime e fundit. Dua t’u them diçka tifozëve gjermanë: Ka qenë një kënaqësi e madhe, kam përjetuar momente të mëdha dhe kam dhënë zemrën në fushë në çdo ndeshje. Më duhet të shtoj se ky eliminim të bën keq, është tmerr. Fitorja jonë mund të mjaftonte, por nuk ishte kështu.”- tha Myler.

I dëshpëruar u shfaq dhe tekniku Hansi Flik, i cili u pyet nëse mendonte të jepte dorëheqjen. Flik theksoi se nuk ishte momenti për të folur për diçka të tillë dhe se aktualisht duhet punuar për të kapërcyer këtë moment të vështirë. “Nuk është momenti për të folur për dorëheqje. Ky eliminim dhemb shumë dhe ne duhet të tejkalojmë këtë moment së bashku. Nuk ishte kjo sfida që vendosi eliminimin tonë. Mendoj se ato 20 minuta të dobëta ndaj Japonisë na nxorën kaq herët nga kompeticioni “ – theksoi Flik.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *