Aziatikët po rezultojnë arkitektët e pëmbysjeve të mëdha në këtë botëror. Pas Japonisë është Koreja e Jugut ajo që befason me fitoren me përmbysje ndaj Portugalisë. Horta kaloi luzitanët në epërsi, por Kim dhe Çan realizuan për koreanët të cilët marrin kualifikimin si të dytët në grup falë golavorazhit më të mirë se Uruguaji.
Luis Suarez me shokë mundën Ganën 2-0 me dygolëshin e Araskaeta. Uruguajanët kërkuan me ngulm dhe golin e tretë që do u jepte kualifikim, ndërsa protestuan ashpër ndaj gjyqtarit gjerman, Daniel Ziber, për një penallti të paakorduar.