Ashtu si para katër vitesh në Rusi, edhe në Katar, Granit Xhaka me Xherdan Shaqirin i presin Serbisë biletën e eliminimit që në fazën e grupeve.
Shaqiri dhe Embolo në pjesën e parë dhe Frojler në fillimin e së dytës zhvlerësuan golat e Mitroviç dhe Vllahoviç. Serbia u shfaq konfuze në pjesën e dytë, ndërsa Zvicra e vendosur mirë taktikisht administroi gjithçka në mënyrën e duhur.
Zvicra kualifikohet si e dyta e grupit, ndërsa Brazili ruan vendin e parë pavarësisht disfatës me Kamerunin.
Në 1/8-tat Zvicra përballet me Portugalinë, ndërsa Brazili me Korenë e Jugut