Tensionet dhe emocionet e forta që dhuroi përballja mes Zvicrës dhe Serbisë duket të jetë reflektuar dhe jashtë fushes së blertë. Zvicra festoi kualifikim në fazën tjetër të botërorit dhe festa nuk ishte vetëm e atyre në fushë.
Festë pati dhe në rrugët e Kosovës, në ato të Shkupit dhe në disa qytete të Zvicrës, ku zviceranët dhe shqiptarët festuan së bashku arritjen e përfaqësueses së tyre. Krahas festimeve nuk munguan dhe tensionet. Tensionet në fushë mes lojtarëve serbë dhe Granit Xhakës, u transferuan pas sfidës në rrugët e Zvicrës. Një video e bërë tashmë virale, tregon festën e shqiptarëve në një qytet zviceran, ku këta të fundit provokohen nga një grup i vogël serbësh. Grupimi i shqiptarëve reagon ashpër duke ushtruar dhunë mbi serbët, tregues i tensionit të qartë të përcjellë nga verdiktet e ndeshjes së luajtur në Katar.
Zvicra ka një tjetër mundësi të sjellë festë në radhët e përkrahësve të saj nëse do arrijë të eliminojë Portugalinë e Kristiano Ronaldos në sfidën çerekfinale.