Anglia mundi Senegalin në shifrat 3-0 duke kaluar në çerekfinale ku përballë do të ketë Francën në një finale të parakohshme.
Henderson, Saka dhe Kejn shënuan për anglezët përballë një Senegali që luajti mirë në 35 minutat e para ku pati dhe dy mundësi të mira shënimi. Pasi pësuan goin e parë, afrikanët u goditën psikologjikisht duke mos arritur të kenë rrezikshmëri deri në fundin e sfidës kohë gjatë së cilës pësuan dhe dy gola të tjerë.
Tashmë në çerekfinale do të jetë radha e klasikes Angli-Francë.