Kroacia kalon në gjysmëfinale të botërorit pasi arriti një sukses historik ndaj Brazilit.
Koha e rregullt u mbyll pa gola ku Brazili ishte më kërkues. Në shtesë Brazili gjen avantazhin me Nejmar pas një aksioni të rrjedhshëm të brazilianëve.
Kroacia nuk dorëzohet duke kërkuar barazimin të cillin e gjen me Petkoviç pas një asisti nga Orsiç.
Nga pika e penalltisë gabojnë Rodrigo dhe Markinjos për Brazilin, ndërsa Vlasiç, Majer, Modriç dhe Orsiç tregohen të saktë për kroatët.
Kroacia e senatorëve Modriç, Perisiç, Kovaçiç dhe Brozoviç mbetet një skuradër e projektuar për beteja të mëdha.