Bota e futbollit ofron histori nga më të pabesueshmet. Një e tillë është dhe ajo e rrëfyer nga trajneri i Egnatias së Rrogozhinës, Shpëtim Duro. Tekniku me përvojë të gjatë në kampionatin shqiptar të futbollit duke folur në News 24 kujtoi vitin 2009-të kur ai drejtonte Partizanin ndërsa, Zllatko Daliç, trajneri aktual i Kroacisë drejtonte Dinamon. Duro kujton se Daliç ishte shkarkuar nga stoli i Dinamos pikërisht pas humbjes në derbin ndaj Partizanit që ai drejtonte. “Ka qenë në janar 2009, kemi patur derbin Partizani-Dinamo, të cilën e drejtonte ai dhe kemi fituar ne 1-0. Direkt presidenti Sulaj e shkarkoi Daliçin pas ndeshjes .” – tha Duro.

Kjo situatë për Duron shpjegon se si ndryshojnë situatat në futboll, kur konstaton se sot ai drejton Egnatian e Rrogozhinës, ndërsa Daliç është nënkampion i botës dhe siguroi një tjetër kualifikim historik në katër më të mirat në botërorin e Katarit. “Kjo është historia e trajnerëve. Ka edhe fatin në mes, ajo është një ndeshje. Ndoshta atëherë kam qenë shumë më i avantazhuar se Daliç, por sot unë jam të Rrogozhina e Daliç te Kroacia. Kështu është futbolli, historia e trajnerëve.” – theksoi Duro.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *