Maroku është e para skuadër afrikane që kalon në gjysmëfinale të një botërori.
Ashraf Hakimi me shokë morën një tjetër fitore historike duke mundur 1-0 Portugalinë me shumë kualitete. El Nesiri ishte heroi i sfidës pasi sulmuesi i Seviljes shënoi me kokë të vetmin gol të sfidës.
Ashtu si ndaj Spanjës, Maroku e detyron Portugalinë të luajë me pasime horizontale pa e lejuar të krijojë rrezikshmëri të lartë. Bono tregohet sërish në lartësinë e duhur pasi gardiani i Seviljes reagoi mjaft mirë në dy goditjet e Feliksit dhe Ronaldos.
Ronaldo largohet sërish pa lënë gjurmë. Në botërorin e tij të pestë, luzitani nuk shkoi asnjëherë më larg se faza çerekfinale.