Franca kaloi në katër më të mirat e botërorit pasi mundi 2-1 Anglinë.

Skuadra e Deshamp kaloi në avantazh me golin e Çuamenin që me një goditje nga distanca mposhti Pikfordin. Tre Luanët fitojnë një penallti pas një rrëzimi në zonë të Sakasë. Kejn tregohet i saktë nga pika e bardhë duke vendosur ekuilibrat. 

Skuadra e Sauthgejtit e rrit nivelin e lojës, por Franca ndëshkon me golin e Zhirusë që shënon me kokë pas një krosimi të Grizmanit.

Nuk ishte e thënë që historia të mbyllej me kaq. Teo Hernandezi rrëzon brenda zonës së tij Mauntin dhe anglezët fitojnë një tjetër penallti. Kësaj here kapiteni Kejn nuk ka qetësinë e duhur duke goditur mbi portën e Lorisit.

Dëshpërim për anglezët dhe festë për francezët që vijojnë rrugëtimin për mbrojtjen e titullit të fituar para katër vitesh në Rusi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *