Situata në veriun e Kosovës vijon të jetë e tensionuar pasi sulmeve të serbëve lokalë ndaj policisë së Kosovës dhe punonjësve të medias tashmë u janë shtuar dhe ato ndaj EULEX-it.
Në një reagim zyrtat, misioni ndërkombëtar në Kosovë sqaroi se një patrullë e këtij misioni është
sulmuar me bombë molotov. Në deklaratë theksohet se këto sulme janë të papranueshme. “Konfirmojmë se një bombë çorientuese është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e kaluar (10:12) në afërsi të Rudares. Asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. Ne i dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë kundër komunitetit ndërkombëtar.”- thuhet në reagim.