Robert Levandovski ka folur hapur për sfidat që ka pasur këtë sezon dhe planet e tij te Barcelona. Sulmuesi polak nuk i shpëtoi as temës për ndeshjet e marsit, ku Polonia do të përballet me Shqipërinë në Varshavë për një vend në Botëror. Levandovski pranon se sfida do të jetë e vështirë, por mbështetja e tifozëve do të bëjë diferencën.

Sezoni:
“E fillova sezonin me vështirësi. Pata dy lëndime dhe ishte e vështirë të rikthehesha në formë, por tani na presin shumë ndeshje në janar, shkurt dhe mars deri në fund të sezonit. Jam i përgatitur mendërisht që të jem fizikisht i gatshëm, të shmang lëndimet dhe të jap më të mirën time,” tha Levandovski.

Play-off:
“Na presin kundërshtarë të fortë. Nuk do të jetë e lehtë, por luajmë kundër Shqipërisë në shtëpi dhe mbështetja e tifozëve do të na japë një shtysë ekstra. Nuk kam shumë dashuri për ish-trajnerin tonë; kur mora vesh që po më hiqnin shiritin e kapitenit, thuajse rashë nga karrigia, por e lashë pas dhe shkuam përpara.”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *