Lionel Mesi do të luajë finalen e dytë në një kupë bote pas asaj të humbur ndaj Gjermanisë në botërorin e Brazilit në vitin 2014-të. Kapiteni argjentinas ishte sërish protagonist në sfidën e fituar 3-0 ndaj Kroacisë.

Ishte Alvarez që u pengua nga portieri Livakoviç duke fituar një penallti të cilën Mesi e kthen në gol. Alvarezi dyfishon rezultatin pas një aksioni individual.

Kroacia nuk arrin të reagojë në asnjë moment të sfidës, ndërsa Mesi dhuron një tjetër magji pasi depërton i vetëm në mbrojtjen kroate duke shërbyer për Alvarezin që nuk fal përballë Livakoviçit duke trefishuar shifrat.

Mesi dhe shokët e tij mbeten në pritje të gjysmëfinales Francë-Marok për të mësuar kundërshtarin e finales së 18 dhjetorit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *