Klarens Sedorf e sheh Argjentinën si favorite në finalen e së dielës ndaj Francës. Ish-mesfushori i Milanit dhe Hollandës u shpreh se nëse ka Zot, Mesi duhet të marrë trofeun e Kupës së Botës për atë çfarë argjentinasi i ka dhënë këtij sporti.

Sedorf vlerësoi unitetin në radhët e argjentinasve, ndërsa nuk la pa përmendur dhe kualitetin e Francës.

“Argjentina ka treguar se janë shumë të bashkuar dhe ata kanë Messin. Kanë diçka më shumë se Mbape. Ajo që po bëjnë është fantastike. Ai vendos ndeshjen, krijon aksionet fantastike nga çdo pozicion. Nëse ka Zot futbolli, atëherë Mesi duhet të ngrejë lart trofeun. Franca e meriton gjithashtu, janë ekip i konsoliduar me lojtarë të rinj e të fortë. Do të jetë një ndeshje e veçantë”. – tha Sedorf.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *