Lionel Mesi është kampion bote. Argjentina e tij triumfoi në finalen ndaj Francës në një finale që do të mbahet mend gjatë në histori.
Argjentina dominoi pjesën e parë me dy gola të realizuar. Mesi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa goli i dytë u shënua nga Di Maria që finalizoi një kundërsulm manual të skuadrës së tij.
Franca nuk jep shkëndija deri në minutën e 80′-të kur Mbape kthen në gol një penallti të fituar nga Kolomuani. Mbape realizon sërish me një goditje të bukur duke poshtur portierin Martinez.
Sfida shkon më shtesë dhe Mesi kalon sërish në epërsi albiçelestët, por drama nuk kishte të mbaruar.
Franca fiton një tjetër penallti të cilën e shënon sërish Mbape. Në minutat në vijim, Lautaro për Argjentinën dhe Kolomuani për Francën shpërdorojnë raste të pastra shënimi.
Nga llotaria e penalltive, Mesi, Dibala, Paredes dhe Montiel tregohen të saktë për Argjentinën, ndërsa Emiljano Martinez bëhet sërish protagonist duke pritur penalltinë e Koman. Çuameni gaboi po ashtu për francezët duke zhvlerësuar penalltitë e shënuara nga Mbape dhr Kolomuani.
Triumf historik për Argjentinën tashmë tre herë kampione e botës. Triumf për Lionel Mesin i shndërruar në legjendë absolute të topkëmbës.