36 vite pritje morën fund. Argjentina ishte në pritje që nga 1986-ta e artë e Maradonës për një tjetër kupë bote. Lionel Mesi me shokë më në fund e bënë realitet ëndrrën e afro tre dekadave pritje.

Përfaqësuesja e Argjentinës mbërriti në aeroportin e Buenos Ajresit ku u prit nga mijëra tifozë. Të parët që zbritën nga shkallët e avionit ishin Lionel Mesi dhe Lionel Skaloni. Kapiteni argjentinas me trofeun në duar u brohorit gjatë nga tifozët e pranishëm në aeroport.

Lojtarët parakaluan në tapetin e kuq ku i priste autobusi që do i dërgonte në pritjen e organizuar nga Federata e Futbollit argjentinas. Prej aty, skuadra u ngjit mbi autobusin e hapur për të përshkruar paradën në rrugët e tejmbushura me tifozë të Buenos Ajresit.

Që nga përfundimi i finales me Francën, e gjithë Argjentina ndodhet në ekstazë. Festime në çdo pjesë të vendit, përfshirë dhe Rosarion, vendlindjen e Lionel Mesit. Pamje të rralla nga ky qytet ishin ato ku tifozët këndonin para shtëpisë së gjyshes së kapitenit Mesi, ndërkohë që kjo e fundit, tejet e emocionuar, përshëndeste përzemërsisht fansat para shtëpisë së saj.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *