Ankandi për Kodi Gakpo u mbyll dhe fituesi rezultoi Liverpuli i Jurgen Klopit. Anësori hollandez është transferuar zyrtarisht në radhët e të kuqve pasi klubi anglez derdhi 50 milionë euro në arkat e PSV Eint’hovenit për shërbimet e tij.

Mediat britanike raportojnë se Liverpuli arriti të transferojë hollandezin në një garë pjesë e së cilës ishin dhe Çelsi me Mançester Sitin të cilat po ashtu dërguan oferta zyrtare për blerjen e kartonit të Gakposë.

Ky i fundit duket se zgjodhi Liverpulin nisur dhe nga prania në këtë ekip e Virxhil van Dajk. Mbrojtësi hollandez raportohet të ketë bindur shokun e tij në kombëtaren tulipane për të pranuar ofertën e Liverpulit.

Gakpo shkëlqeu në botërorin e Katarit duke shënuar në tre ndeshjet e fazës së grupeve, ndërsa tashmë karriera e tij hyn në një tjetër etapë ku duhet të tregojë vlerat e tij më një klub elitar si Liverpuli.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *