Enzo Fernandez ishte një nga befasitë e botërorit të Katarit pasi 21-vjeçari shkëlqeu me Argjentinën e tij duke u shpallur dhe kampion i botës. Fernandez po ashtu u shpall si lojtari i ri më i mirë i turneut dhe kjo solli interesimin e shumë klubeve evropiane për shërbimet e tij.
Mançester Junajtid, Reali i Madridit, Liverpuli dhe Njukasëlli raportohet të kenë shprehur interes për transferimin e Fernandezit. Djaloshi argjentinas mund të largohet nga Benfika që në merkaton e janarit megjithëse, presidenti i klubit, Manuel Rui Kosta po bën gjithçka për ta mbajtur në ekip të paktën deri në fund të këtij sezoni.
Enzo Fernandez ka një klauzolë largimi nga Benfika prej 120 milionë eurosh dhe klubet që duan shërbimet e tij duhet të paguajnë minimalisht këtë klauzolë të majme.