Bota e futbollit humbi një ikonë. Pele ndërroi jetë pas betejës së vështirë me kancerin e prostatës. Pele largohet nga kjo botë në moshën 82-vjeçare me tre kupa bote të fituara në vitet 1958, 1962 dhe 1970.
Pele largohet nga kjo botë si rekordmen i golave me 1281 rrjeta të tundura. Ai shënoi 77 gola në 92 paraqitje për Brazilin, ndërsa në votin 2000 FIFA e shpalli lojtarin e shekullit.
Legjenda braziliane vuante nga kanceri i prostatës, ndërkohë që për një periudhe iu nënshtrua dhe trajtimit me kimioterapi. Shëndeti i tij u përkeqësua kohët e fundit dhe mjekët ndanë me publikun se trupi i Pelesë nuk reagonte më ndaj kurave mjekësore.
Brazili dhe bota e futbollit humbi një ikonë.