Barazimi 1-1 në derbin ndaj Espanjolit nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Barcelonës, Ksavi Hernandez i cili nuk ka lejuar lojtarët të festojnë ndërrimin e viteve aq sa ishte planifikuar.
Tekniku katalanas u kishte premtuar lojtarëve para sfidës me Espanjolin se do të pushonin në datën 1 janar nësë do e fitonin derbin. Dështimi për të përmbushur objektivin solli masa të menjëhershme. Ksavi njoftoi lojtarët se ata duhet të paraqiten sot në stervitje në orën 10 e 30 duke privuar të besuarit e tij nga një ditë më shumë pushimi pranë familjeve të tyre. Ksavi gjithashtu u kishte premtuar një darkë lojtarëve të tij nëse e fitonin derbin, por dhe kjo darkë është anulluar.