Roberto Martinez është trajneri i Portugalisë. Spanjolli mori vendin e lënë bosh pas largimit të Fernando Santos-it. 49-vje֛çari u shfaq i emocionuar në prezantimin e tij duke deklaruar se sfida të mëdha e presin përpara dhe se luzitanët kanë shumë potencial në radhët e tyre. “Unë e kuptoj se ka pritshmëri të mëdha dhe objektiva të mëdha, por ka një ekip të madh në federatë dhe kam një emocion të madh që së bashku mund t’i arrijmë ato objektiva.”- tha Martinez.
Roberto Martinez spikati me drejtimin e Evertonit në Angli ku formoi një ekip konkurues, ndërsa kulmi i karrierës së tij mbetet vendi i tretë në botërorin Rusi 2018-ë ku Belgjika e drejtuar prej tij pati një paraqitje historike duke eliminuar Brazilin në fazën ֛çerekfinale.
Fernando Santos largohet pas 6 vitesh nga drejtimi i Portugalisë ku fitoi Evropianin e 2016-ës dhe Ligën e Kombeve në 2019-ën.