Napoli shpartalloi Juventusin në shifrat 5-1 duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion.

Skuadra e Luçiano Spaletit ishte e papërmbajtshme duke dominuar ndaj një Juventusi apatik.

Osimen dy herë, Kvarackelia, Rrahmani dhe Elmas shënuan për napoletanët, ndërsa goli i Di Marias vlen për statistikat e Juves.

Stadiumi “Diego Armando Maradona” përjetoi një fitore historike, ndêrkohë që tashmë Napoli e sheh veten të shkëput me 10 pikë në krye dhe titulli kampion varet vetëm nga djemtë e Spaletit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *