Sjellja e lojtarëve të Argjentinës pas finales së fituar ndaj Francës në stadiumim “Lusail” të Katarit po hetohet nga FIFA.

Organizmi i lartë i futbollit botëror po heton shfaqjet e pahijshme të lojtarëve argjentinas të cilët festuan në zonën e përcaktuar për mediat, dëmtuan muret ndarëse të zonave brenda stadiumit dhe nuk respektuan protokollin e konferencës për media pas sfidës.

Ajo që bie në sy është fakti se sjelljet kontroverse të portierit argjentinas, Emiljano Martinez nuk janë pjesë e këtij hetimi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *