Mançester Junajtid fitoi derbin e qytetit ndaj Mançester Sitit në një ndeshje dramatike. Skuadra e Pep Guardiolës gjeti avantazhin me golin e Grilish pas asistit të De Brojne. Junajtid nuk dekurajohet nga diasvantazhi dhe brenda pesë minutash përmbys shifrat me dy golat e Fernandez dhe Rashford.
Kjo fitore e çon skuadrën e Erik Ten Hag në kuotën e 38 pikëve, një më pak se Siti, ndërkohë që Arsenali mund të përfitojë nga kjo ndalesë e qytetarëve për të tentuar shkëputjen në krye të renditjes