Amir Rrahmani tashmë është shndërruar në titullar të padiskutueshëm në mbrojtjen e Napolit. Mbrojtësi shqiptar ka bindur me paraqitjet e tij dhe klubi napoletan duket i gatshëm për t’i ofruar një zgjatje kontrate deri në vitin 2027-të.

Lajmi konfirmohet nga Nikolo Schira, një nga njohësit më të mirë të transferimeve në kampionatin italian. Sipas tij, kontrata e 28-vjeçarit skadon verën e adhshme, ndërkohë që Napoli i ofron kontratë të re deri në vitin 2027-të me pagë 2.5 milionë euro në sezon.

Bisedimet mes klubit dhe agjentit të Rrahmanit pritet të finalizohen brenda pak ditësh.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *