Barcelona e ditëve më të mira duket se është kthyer sërish. Katalanasit fituan Superkupën e Spanjës në finalen e luajtur ndaj rivalëve të përjetshëm të Realit të Madridit. Ndeshja e luajtur në Arabinë Saudite ofroi një Barcelonë dominuese përballë një Reali që e kishte shumë të vështirë të mbante ritmin e kundërshtarit.

Protagonistë të kësaj ishin dy talentet e mëdha të futbollit spanjoll, Gavi dhe Pedri të cilët së bashku me Levandovskin ishin autorët e golave të Barçës në këtë finale. Goli i vetëm për madrilenët u shënua nga Benzema në fundin e takimit.

Superkupa e Spanjës është trofeu i parë për teknikun Ksavi Hernandez i cili më në fund duket se po merr frutet e punës së tij. Beteja mes rivalëve të përjetshëm zhvendoset në kampionat pasi të dy skuadrat po rivalizojnë për titullin kampion në La Liga.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *