Xhuliano Skuka është një nga sulmuesit më të spikatur të kampionatit shqiptar. Paraqitjet e mira i mundësuan sulmuesit të Partizanit grumbullimin me kombëtaren, ndërsa interes për shërbimet e tij tashmë po shfaqin dhe klube të ndryshme evropiane.

Raportohet se klubi francez i Metzit ka ofruar 1 milionë euro për shërbimet e Skukës dhe një marrëveshje mes dy klubeve mund të finalizohet së shpejti.

Kontrata e ofruar nga Metz i lejon Partizanit të mbajë 10% të pronësisë së kartonit të Skukës, gjë që i mundëson klubit të përfitojë sërish në rast se francezët vendosin të shesin sulmuesin shqiptar në një tjetër ekip.

Aktualisht Metz luan në ligën e dytë franceze dhe ka shanse të mira për te qenë pjesë e futbollit elitar francez në sezonin e ardhshëm.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *