Bajerni i Mynihut prezantoi sot afrimin në ekip të mbrojtësit Zhoao Kanselo.
Bavarezët vendosën të huazojnë portugezin deri në fund të sezonit, ndërkohë që për blerjen e kartonit të Kanselos duhet të paguajnë 70 milionë euro në arkën e Mançestet Sitit.
Kanselo mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes. Ai është një nga lojtarët më të spikatur në lojën sulmuese.
Rikthimi i tij te Mançester Siti duket i vështirë pas polemikave që pati me teknikun Pep Guardiola që sollën dhe largimin e tij nga skuadra.