Pritja për Armando Brojën mbaroi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare arriti të shënojë në fitoren e Çelsit ndaj Uolverhemptonit. I ardhur sërish si zëvendësues në fushë, Broja mori vendin e Mezon Maunt duke zhvilluar sërish një paraqitje mjaft të mirë. Ishte minuta e 89’ kur kroati Kovaçiç shërbeu për 21-vjeçarin shqiptar dhe ky i fundit nuk gaboi duke e çuar topin në rrjetë. Sfida u mbyll në shifrat 3-0 për londinezët e Çelsit ku dy golat e tjerë u shënuan nga Havertz dhe Pulisiç.

Broja u shfaq i lumtur pas takimit duke shprehur besimin se ky gol i shënuar do të jetë vetëm fillimi për të. “Jam shumë i kënaqur me golin e shënuar. Ky është klubi ku jam rritur dhe shpresoj që pas këtij goli të kem tjetër ecuri. Tifozët ishin të mrekullueshëm dhe të shënosh në Stamford Bridge është një ndjesi e veçantë”- u shpreh Broja.

Me këtë fitore, blutë e Graham Poterit ngjiten në vendin e katërt të renditjes në kuotën e 16 pikëve, shtatë më pak se Mançester Siti, kryesues që nga ana e tij mposhti Sauthempton në shifrat 4-0. Erling Haland nuk harroi të shënojë as kësaj herë, ndërsa tre golat e tjerë për Sitin mbajnë firmat e Kanselo, Foden dhe Mahrez. Supersfida e kësaj jave luhet sot ku Arsenali i Granit Xhakës, që mban vendin e dytë, pret në shtëpi Liverpulin e Jurgen Klop me shumë luhatje në këtë sezon.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *