Arsenali u ndal në shtëpi në barazimin 1-1 ndaj Brentfordit.
Topçinjtë e Londrës kishin mundësinë të shkëputeshin me 8 pikë nga Mançester Siti, por nuk ia dolën.
Trosard i dha epërsinë Arsenalit, por Tonei barazoi për Brentford që e çon në 10 serinë e ndeshjeve pa humbje.
Mançester Siti luan nesër ndaj Aston Vilës dhe në rast fitoreje do e ngushtonte në 3 pikë diferencën me Arsenalin kryesues.