Liverpuli mori një fitore e cila do të kujtohet me dekada.
Djemtë e Jurgen Klopit shpartalluan 7-0 në shtëpi Mançester Junajtidin që vinte nga një formë mjaft e mirë gjatë javëve të fundit.
Gakpo, Salah dhe Nunjez realizuan dopieta personale ndërsa fitoren e vulosi Firmino i ardhur nga stoli.
Liverpuli i kësaj sfide u shfaq krejt ndryshe nga ai i këtij sezoni duke krijuar epërsi në gola dhe raste gjatë gjithë sfidës.
Ky triumf historik mund të jetë pika e kthesës për këtë sezon pasi tashmë vendi i 4-t që mbahet nga Totenhemi është vetëm tre pikë larg në një kohë kur Liverpuli ka një ndeshje më pak të luajtur.
Një vend në champions është mëse i arritshëm për të besuarit e Jurgen Klopit.