Myrto Uuzuni po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e 18-të sezonal për Granadan duke qenë golshënuesi më i mirë në ligën e dytë spanjolle. Uzuni realizoi golin e dytë në transfertën që Granada e fitoi 1-3 ndaj Burgosit.
Granada mban vendin e dytë në ligën e dytë spanjolle, vetëm tre pikë larg Las Palmasit kryesues. Forma e Myrto Uzunit është një lajm i mirë për kombëtaren tonë pasi sulmuesi beratas pritet të jetë pika e referimit në sulm në përballjen e 27 marsit ndaj Polonisë.