PSG-ja mori një lajm aspak të mirë vetëm një ditë para përballjes së kthimit ndaj Bajernit të Mynihut në champions.
Nejmar raportohet se ka dëmtuar kaviljen dhe pritet të jetë larg fushave për rreth 4 muaj.
Lamin e konfirmoi dhe e përditshmja franceze L’Equipe që e konsideroi të dhimbshëm dëmtimin e brazilianit.
Tekniku Galtier tashmë duhet të mbështetet në dyshen Mesi-Mbape në përballjen e nesermë ndaj Bajernit të Mynihut në Gjermani, ku francezët shpresojnë të përmbysin disfatën e parë 0-1 të pësuar në shtëpi.
Dëmtimi në kavilje është një histori e përsëritur për Nejmarin. Ky dëmtim pason atë të pësuar në botërorin e Katarit, ku ajo që nuk mbajti ishte sërish kavilja e Nejmarit.