Bajerni i Mynihut u kualifikua në 8-të më të mirat e championsit pasi mposhti PSG- në 2-0. 

Bavarezët shënuan dy herë me Çupo-Moting dhe Gnabri në një përballje të cilën e interpretuan mjaft mirë.

Tekniku i bavarezëve, Julian Nagelsman theksoi pas sfidës se fitorja ndaj Parisit tregoi se sa larg mund të shkojë ky Bajern këtë sezon. 

“Në pjesën e parë gabuam duke lejuar hapësira që na rrezikuan shumë. Pjesën tjetër luajtëm mirë dhe dominuam. Nëse luajmë kështu, mund të arrijmë çdo qëllim. Kjo përballje tregoi shumë për potencialin tonë.”- tha Nagelsman.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *