Sfida e 27 marsit në Varshavë ndaj Polonisë së Robert Levandovskit nuk do të jetë aspak e lehtë për kombëtaren shqiptare.

Në kryeqytetin polak debuton në stolin kuqezi dhe tekniku Silvinjo, i cili po përballet me një situatë të vështirë i kushtëzuar nga dëmtimet e shumta.

Polakët kanë jo pak potencial në fazën ofensive me emra si Levandovski, Zielinksi dhe Milik, ndërkohë që mungesat në repartin e mbrojtjes pritet të kushtëzojnë zgjedhjet e Silvinjos për 11-shen startues.

Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli nuk luajnë për shkak dëmtimesh, ndërsa Kastriot Dermaku dhe i riu Adrian Bajrami po ashtu janë të dëmtuar.

Në mesfushë mungon Keidi Bare. Mesfushori i Espanjolit në kampionatin spanjoll nuk është rekuperuar ende nga dëmtimi.

Në sulm tekniku Silvinjo pritet t’i besojë Myrto Uzunit që po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Granadan, ndërsa mungesë e madhe është ajo e Armando Brojës. 21-vjeçari i Çelsit këputi ligamentet para disa muajsh dhe ende nuk është përcaktuar koha e rikthimit të tij në fushë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *