Liverpuli mori një fitore me vuajtje përballë Mançester Sitit në shifrat minimale 1-0 me golin e shënuar në pjesën e dytë nga Muhamed Salah. Kjo ishte humbja e parë sezonale në kampionat për ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola. Kolegu i tij, Jurgen Klop u ndëshkua me karton të kuq por protesta, por suksesi i Liverpul duket se vlen shumë më tepër duke parë luhatjet e shumta që ekipi ka treguar që nga fillimi i sezonit.
Arsenali i Mikel Arteta vijon të bindë me paraqitjet e tij. “Topçinjtë” e Londrës mposhtën Lids Junajtid në transfertë 0-1 me golin e shënuar nga Saka. Fitore në transfertë arriti dhe Çelsi Graham Poter ku triumfoi 0-2 ndaj Aston Vilës me një dygolësh të shënuar nga Mezon Maunt. Renditja vijon të kryesohet nga Arsenali me 27 pikë, katër më shumë se Mançester Siti i vendit të dytë me 23 pikë. Në të njëjtën kuotë pikësh qëndron dhe Totenhemi i Antonio Konte që mundi Everton në shifrat 2-0. Ngjitet ndjeshëm Çelsi që merr vendin e katërt me 19 pikë. Liverpuli kalon në vendin e shtatë me 13 pikë, tre më pak se Mançester Junajtid i vendit të pestë që nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Njukasëll.