Tomas Tuhel u prezantua si trajneri i Bajernit të Mynihut. Ai firmosi deri në vitin 2025-ë, ndërsa në konferencën e parë për shtyp theksoi se po ulej në stolin e një prej skuadrave më të mira në Europë. Ish-kampioni i Europës në drejtimin e Çelsit u shpreh i emocionuar që sfidën e parë në stolin bavarez do e ketë në klasiken ndaj Dortmundit kryesues, skuadër të cilën po ashtu e ka drejtuar në të kaluarën.
“Eshte nje nder i madh të firmosësh me Bajernin. Dua të falenderoj Oliver Kan, Hasan Salihamixhiç, Herbert Hainer dhe Uli Hënes për besimin e dhënë. ADN-ja e këtij klubi është përkushtimi. Skuadra është një ndër më të mirat në Europë. Nuk ka sfidë më të madhe se sa starti ndaj Dortmundit. Është ndeshja më e madhe në futbollin gjerman. Dortmundi është në formë fantastike, por kjo nuk na pengon të luajmë me entuziazëm ndaj tyre.” -tha Tuhel.