Silvinjo ka besim se Shqipëria do të marrë një rezultat pozitiv sonte ndaj Polonisë në Varshavë.

Tekniku brazilian i cili debuton në stolin kuqezi u shpreh në konferencën e shtypit para sfidës se e njeh potencialin e polakëve, por ka besim në organikën e tij.

“E kemi vendosur ekipin. Jemi gati të gjithë, jo vetëm 11, por jemi gati të 23 lojtarët që janë me ne. E kemi formacionin titullar. E rëndësishme për mua, pasi i njoha të gjithë, i stërvita, ishte të përçoja idenë e futbollit që kemi ne që mund të përforcojë të gjithë këta lojtarë. Pastaj të shkojmë në fushë mirë. Kjo është ajo që duam. Është një ndeshje e fortë, por jemi në gjendje ta përballojmë. Gjëja më e bukur që kam mësuar në karrierë janë 90 minutat, aty luhet. Duhet të ecim përpara, protagonistët janë lojtarët.” – u shpreh braziliani.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *