Tierri Henri mendon se Lionel Mesi duhet të mbyllë karrierën e tij te Barcelona.
Ish-sulmuesi francez, shok skuadre me Mesin në vitet 2007-2010, u shpreh se argjentinasi nuk u largua në mënyrën e duhur nga klubi katalanas.
“Unë do të doja ta shihja atë të përfundojë karrierën e tij te Barça, është një dëshirë. Nuk po them se ai duhet të largohet nga PSG ose të mos largohet nga PSG. Jam i lumtur që e shoh në ligën franceze. Por, ngacmimet herën e fundit nuk ndihmuan. Trembëdhjetë gola, trembëdhjetë asistime (në Ligue 1 këtë sezon), po flasim për lojtarin më të mirë aktual në botë, në rregull. Ka të bëjë me dashurinë e lojës, për atë që ai bëri për këtë klub. Ai nuk u largua ashtu siç duhej. Është diçka që ende më shqetëson dhe mendoj se e shqetëson edhe atë.”- tha Henri.