Reali i Madridit fitoi 0-4 në tranfertën ndaj Barcelonës duke siguruar një vend në finalen e Kupës së Mbretit.
Madrilenët përmbysën humbjen e parë 0-1 në shtëpi.
Vinicius dhe tripleta e Benzema diktuan një Klasike ku madrilenët dominuan në çdo aspekt.
Karlo Ançekoti u shpreh entuziast pas sfidës duke vlerësuar paraqitjen e të tijve.
“Kemi luajtur një lojë të shkëlqyer dhe ishte një rezultat i merituar. Ia dolëm shumë mirë në pjesën e dytë, në një lojë shumë të vështirë. Kur patëm mundësi krijuam raste të shumta. Kemi dhënë gjithçka, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Vinicius ka respektuar pritshmëritë, ai shënoi dhe Benzema gjithashtu është rikthyer. Ai ka qenë vendimtar si gjithmonë.”- theksoi trajneri italian.