Majorka tashmë varet nga Vedat Muriqi.
Shtatlarti shqiptar shënoi dy gola në barazimin 3-3 që Majorka mori në transfertën ndaj Vajadolidit.
Kjo dopietë e çon në 12 numrin e golave të Muriqit në La Liga këtë sezon.
Ky barazim e mban Majorkën në vendin e 12-të të renditjes dhe objektivi mbetet qëndrimi mes më të mirave të futbollit spanjoll.