Sonte luhet finalja e parakohshme e Championsit ku Mançester Siti pret në shtëpi Bajernin e Mynihut.

Tekniku i bavarezëve, Tomas Tuhel u shpreh se përvoja në Angli e ka ndihmuar të përgatitet për këtë sfidë shumë delikate dhe të ekuilibruar.

“Ne jemi të karikuar për ndeshjen e cila do të jetë një sfidë e madhe dhe testi që na duhet.

E kemi analizuar Sitin në ditët e fundit dhe për faktin se une kam punuar në Angli, mendoj se e dimë çfarë na pret. Duam të ndalojmë dominimin e tyre.

Jam i motivuar maksimalisht pasi nuk të ndodh shpesh të luash në 1/4 finalet e Champions League. Kam nevojë të jap më të mirën absolute dhe motivimi nuk me mungon.” – u shpreh Tuhel.

Tekniku bavarez shtoi se e shqetëson mungesa e Çupo Moting pasi ekipi humbet shtatlartësi në sulm, por Sadio Mane dhe Serxh Gnabri mund të kompensojnë boshllëkun e tij.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *