Nedim Bajrami pati një paraqitje mjaft të mirë në sfidën që Sasuolo fitoi në shtëpi 1-0 ndaj Juventusit.
Fantazisti kuqezi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për Sasuolon, ndërkohë që dha dhe krosimin në golin e shënuar nga Defrel.
Bajrami kaloi nga Empoli te Sasuolo në merkaton e janarit, nderkohë që tashmë ka konsoliduar pozitat e tij si titullar në mesfushën e Sasuolos.
Në Spanjë, Myrto Uzuni po thyen rekorde duke qenë protagonist absolut me Granadën këtë sezon.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e 21-të sezonal ndaj Las Palmasit duke u shndërruar në liderin e skuadrës në synimin e rikthimit në La Liga.