Milani u rikthye të jetë në katër më të mirat e Europës ku mungonte që nga sezoni 2006-2007.

Kuqezinjtë e Milanos eliminuan Napolin në çerekfinale duke u rikthyer sërish në elitën e futbollit peshën e rëndë të fanelës së Milanit, 7 herë fitues i Championsit.

Kualifikimit i gëzohet dhe Paolo Maldini, tashmë në rolin e drejtuesit. Ish-kapiteni legjendar tha pas kualifikimit ndaj Napolit se Milan ka marrë trenin për në finalen e Stambollit, atje ku ai nuk ka kujtime shumë të mira duke kujtuar finalen e humbur ndaj Liverpulit në vitin 2005.

‘Të përfundosh në “top” katërshen e Europës do të thotë të kesh një shans në finale dhe shans për të fituar atë. Të gjithë ne që kemi qenë atje e dimë që këta trena kalojnë dhe duhen marrë, sepse nuk rikthehen gjithmonë. Sigurisht, nga pikëpamja e rritjes ekonomike dhe sportive, të jesh në gjendje të arrish edhe mes katër më të mirëve në Serinë A është thelbësore.” – u shpreh Maldini.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *