Mediat britanike zbulojnë detaje interesante nga shkarkimi i Tomas Tuhelit si trajner i Çelsit. Raportohet se ish-tekniku gjerman i bluve të Londrës nuk e lejontë bashkëpronarin e klubit të hynte në dhomat e zhveshjes gjatë kohës që ai shpjegonte taktikat dhe bisedonte me lojtarët para dhe në pushim të ndeshjeve.
Manjati amerikan nuk e ka kapërdirë këtë rregull të Tuhelit dhe ka vendosur ta largojë atë nga stoli i Çelsit.
Gjatë drejtimit të ekipit nga Graham Poter dhe tashmë nga Frenk Lampard, Tod Bohli është vazhdimisht i pranishëm në dhomat e zhveshjes duke biseduar me lojtarët, gjë të cilën nuk mund ta bënte gjatë kohës kur drejtonte Tomas Tuhel.